Shtator 18, 2024 11:43 Europe/Tirane
  • Presidenti i Iranit: Ne nuk jemi luftënxitës; Ne mbrojmë të drejtat tona

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Irani nuk a qenë iniciatori i ndonjë lufte dhe tha: Javën e ardhshme, ne do të mbrojmë të drejtat e popullit iranian në Kombet e Bashkuara.

Sipas IRNA; Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, "Massoud Pezeshkian", në një deklaratë në Këshillin Islamik tha:  Në 200 vitet e fundit, ju nuk e keni parë Iranin të pushtojë ndonjë vend qoftë edhe një herë në histori, por ata rreth nesh kanë krijuar në imazh të padrejtë. Duke iu referuar problemeve dhe sanksioneve kundër Iranit, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi:  “Kanë krijuar regjimin sionist në rajon dhe e kanë armatosur deri në dhëmbë, pastaj na thonë se nuk duhet të keni armë që sionistët të na bombardojnë kur të duan. Pezeshkian shtoi: Nëse do të na detyrojnë, ne nuk do të përkulemi para forcës. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, “Massoud Pezeshkian”, do të niset për në Nju Jork të dielën e javës së ardhshme për të marrë pjesë dhe për të mbajtur një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në kuadër të vizitës së tij ai do të mbajë fjalim në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të quajtur "Liderët për të Ardhmen", në një takim me iranianët që jetojnë në Amerikë, një bisedë me liderët fetarë, një takim me menaxherët e mediave, grupet e mendimit dhe takime të tjera dypalëshe me disa krerë të vendeve evropiane, vendet aziatike dhe islamike.

Tags