Shtator 19, 2024 08:56 Europe/Tirane
  • Mesazh ngushëllimi i Pezeshkian për popullin dhe qeverinë e Libanit

Në një mesazh të publikuar në arabisht në faqen e tij personale në hapësirën virtuale, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Massoud Pezeshkian, pas krimeve të fundit të kryera nga sionistët në Liban dhe martirizimit dhe plagosjes së disa qytetarëve të këtij vendi, shprehu ngushëllimet e tij për popullin e Libanit.

Sipas IRNA-s, në këtë mesazh, presidenti i ka shprehur ngushëllimet e tij popullit të Libanit pas martirizimit dhe plagosjes së mijëra qytetarëve të këtij vendi nga shpërthimi i pejxherëve në Liban, që ishte një akt terrorist nga regjimi okupator i cili kreu këtë akt pa marrë parasysh dallimin ndërmjet qytetarëve të thjeshtë dhe të tjerëve që janë ndryshe. Në këtë mesazh, presidenti tha: I shprehim ngushëllimet tona më të thella popullit të dashur të Libanit për martirizimin dhe plagosjen e mijëra qytetarëve libanezë si pasojë e terrorit masiv të pabesë të kryer nga regjimi terrorist i cili ka shpërthyer mjetet e komunikimit pa bërë dallim mes civilëve dhe të tjerëve. Më poshtë në mesazhin e Pezeshkian thuhet: Zoti është i pamposhtur dhe hakmerret dhe krimineli patjetër që do të dënohet me vendosjen e drejtësisë. Presidenti në vazhdim të këtij mesazhi shtoi: Republika Islamike e Iranit dënon këtë krim të urryer që sulmoi libanezët dhe thekson mbështetjen e saj për qeverinë dhe popullin libanez. Kërkojmë nga organizatat ndërkombëtare që të përmbushin përgjegjësinë e tyre. Zoti e ruajttë Libanin dhe kombin e tij, i mëshiroftë dëshmorët dhe u dhëntë shërim të shpejtë të plagosurve. Të martën, të paktën 20 persona mbetën të martirizuar dhe mijëra të tjerë u plagosën për shkak të shpërthimit të pajisjeve të komunikimit me valë të tipit pejxher në Liban. Dje 20 persona ranë dëshmorë dhe mbi 450 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i celularëve, laptopëve dhe kompjuterëve në pjesë të ndryshme të Libanit.

Tags