"Në krahët e pemës", përfaqësuesi i Iranit në Akademinë Ocar 2025
(last modified Mon, 23 Sep 2024 17:17:37 GMT )
Shtator 23, 2024 19:17 Europe/Tirane

Ndër tre kandidatët përfundimtarë, filmi "Dar Aghus Drakht" (Në Krahët e Pemës) me shumicën e votave, u nominua si përfaqësues i kinemasë iraniane në Akademinë e Oscar 2025.

Agjencia e lajmeve Fars: "Pas 10 ditësh shqyrtimi dhe rishikimi të filmave të kualifikuar, komisioni përzgjedhës për të nominuar përfaqësuesin e kinemasë iraniane në Akademinë Oscar, nominoi filmin "Në krahët e pemës" me regji të Babak Khajeh Pasha si përfaqësues i Iranit në Akademinë Oscar 2025.

Zonja Narges Abiyar, Shabnam Moghadami dhe z. Fereydoun Jirani, Ali Dehkordi, Morteza Razzaq Karimi, Mehdi Sajjadeh Chi, Akbar Nabavi, Behrouz Shoajbi dhe Majid Zainul Abidin janë 9 anëtarët e komisionit përzgjedhës të përfaqësuesit të kinemasë iraniane për të marrë pjesë në edicioni i 97-të Akademisë Oscar.

Filmi dokumentar "Isatis" me regji të Alireza Dehghan, filmi "Qyteti i heshtur" me regji të Ahmed Bahrami dhe filmi "Në krahët e pemës" me regji të Babak Khaje Pasha ishin tre kandidatët përfundimtarë të këtij bordi.

Në mbledhjen përfundimtare të këtij bordi u zgjodh unanimisht si zëdhënëse Shabnam Moghadami.

 

Tags