Shtator 25, 2024 20:54 Europe/Tirane
  • Presidenti i Iranit nënvizon krimet izraelite në takimin me homologun serb

Presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian tha se Lindja e Mesme po digjet në zjarrin e krimeve të kryera nga regjimi sionist mes heshtjes së nënkuptuar nga mbështetja e Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve perëndimore.

Pezeshkian i bëri këto komente gjatë takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Duke shpjeguar situatën humanitare në Gaza, presidenti iranian reagoi ndaj gjenocidit të vazhdueshëm izraelit atje, duke thënë se asnjë kornizë ligjore dhe rregullat ndërkombëtare nuk lejojnë sulme ndaj grave, fëmijëve, spitaleve, shkollave dhe strehimoreve.

Regjimi sionist pas gati një viti krimesh dhe vrasjesh të civilëve të pambrojtur dhe të pafajshëm në Gaza, tani ka filluar të sulmojë Libanin duke rezultuar në martirizimin e njerëzve të pafajshëm, shtoi ai.

Gjatë takimit, presidenti Pezeshkian bëri thirrje edhe për thellimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Iranit dhe Serbisë dhe tha se të dy vendet kanë kapacitete të mira për zgjerimin e bashkëpunimit dhe përmirësimin e nivelit të marrëdhënieve.

Presidenti serb, nga ana e tij, shprehu gjithashtu shqetësimin e thellë për sulmet e regjimit sionist ndaj Gazës dhe Libanit.

Krimet e Izraelit në Gaza dhe tani në Liban kryhen me mbështetjen dhe dritën jeshile të amerikanëve që kanë një histori të gjatë të politikave dhe veprimeve të tilla, tha Vuçiq.

Presidenti serb vlerësoi qëndrimin konstruktiv të Republikës Islamike për integritetin territorial të vendit të tij dhe i bëri jehonë thirrjes së Pezeshkian për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

 

Tags