Araghchi: Qëllimi përfundimtar i Izraelit është t'i vërë flakën të gjithë rajonit
(last modified Thu, 26 Sep 2024 08:07:48 GMT )
Shtator 26, 2024 10:07 Europe/Tirane
  • Araghchi: Qëllimi përfundimtar i Izraelit është t'i vërë flakën të gjithë rajonit

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit tha: "Këshilli i Sigurimit duhet të veprojë tani për të ndaluar luftën izraelite dhe për të zbatuar një armëpushim të menjëhershëm."

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve ISNA, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Seyed Abbas Araghchi, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në lidhje me situatën aktuale në rajon dhe qëndrimin e Republikës Islamike të Iranit deklaroi: "Këshilli i Sigurimit i OKB-së është thirrur për të shqyrtuar situatën në Liban."

Ai shtoi: “Rajoni është në prag të një katastrofe në shkallë të gjerë dhe nëse nuk parandalohet, bota do të përballet me pasoja katastrofike”.

Araghchi theksoi: "Izraeli tashmë e ka kthyer Gazën në një "ferr mbi tokë" përmes fushatës së tij gjenocidale dhe tani Izraeli është duke përsëritur krimet e tij në Liban."

Brenda vetëm një jave, Izraeli ka kryer sulme brutale mbi qytetet libaneze, duke vrarë qindra gra dhe fëmijë.

Duke deklaruar se agresori izraelit i ka kaluar të gjitha vijat e kuqe, Araghchi shtoi: "Qëllimi përfundimtar dhe ogurzi i regjimit izraelit është t'i vërë flakën të gjithë rajonit dhe Këshilli i Sigurimit duhet të ndërhyjë për të rivendosur paqen dhe sigurinë."