Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit: Heshtja e Këshillit të Sigurimit është shurdhuese!
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Iranit për çështjet juridike dhe ndërkombëtare tha se Këshilli i Sigurimit është bërë një mjet në duart e disa anëtarëve të përhershëm, të cilët u japin përparësi interesave të tyre politike dhe strategjike mbi paqen botërore.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Kazem Gharibabadi, zëvendësministër për çështjet ligjore dhe ndërkombëtare i Punëve të Jashtme i Iranit, në takimin e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara me temën "Lidershipi për paqen, i bashkuar në respektimin e Kartës së OKB-së për të kërkuar një të ardhme të sigurt", kritikoi ashpër performancën e Këshillit të Sigurimit dhe krimet e regjimit sionist dhe kërkoi veprimin e menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar për të ndaluar makinerinë vrasëse të regjimit izraelit.
Ai kritikoi ashpër punën e Këshillit të Sigurimit dhe deklaroi: "Heshtja e Këshillit të Sigurimit është shurdhuese. Kjo heshtje dërgon një mesazh të rrezikshëm për viktimat e pafajshme të kësaj lufte dhe për komunitetin ndërkombëtar; Këshilli i Sigurimit fatkeqësisht është kthyer në një mjet në duart e disa anëtarëve të përhershëm, të cilët u japin përparësi interesave të tyre politike dhe strategjike mbi paqen botërore”.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Iranit, duke përmendur krimet e kryera nga regjimi sionist në Rripin e Gazës dhe Liban, tha: "Situata në Rripin e Gazës është një dështim kolektiv për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare".
Duke iu referuar sulmeve të regjimit sionist në Liban, Gharibabadi tha: "Shënjestrimi i qëllimshëm i civilëve në zonat e populluara duke përdorur teknologji të avancuara për qëllime terroriste është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, parimeve humanitare dhe rezolutave të shumta të OKB-së; ky sulm barbar nuk është vetëm një sulm kundër popullit të Libanit, përkundrazi, ai është një sulm ndaj gjithë njerëzimit”.