Veprimin e bashkësisë ndërkombëtare për të ndaluar krimet e regjimit pushtues izraelit
(last modified Thu, 26 Sep 2024 16:13:13 GMT )
Shtator 26, 2024 18:13 Europe/Tirane
  • Veprimin e bashkësisë ndërkombëtare për të ndaluar krimet e regjimit pushtues izraelit

Zëvendëspresidenti për Çështjet Strategjike të Iranit, duke vlerësuar stabilitetin shembullor të popullit libanez ndaj sulmeve brutale të regjimit gjenocidal izraelit, theksoi veprimin e bashkësisë ndërkombëtare për të ndaluar krimet e këtij regjimi okupator.

Sipas IRNA, Muhamed Xhavad Zarif, Zëvendëspresidenti për Çështjet Strategjike të Iranit, në një mesazh drejtuar Sejed Hassan Nasrallah, Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut në Liban, ka ngushëlluar martirizimin e fëmijëve të kombit libanez, veçanërisht grave dhe fëmijëve, në sulmet e vazhdueshme të regjimi sionist, duke shtuar se gjaku i fëmijëve të rezistencës libaneze është i lidhur me gjakun e dëshmorëve të pafajshëm të Palestinës.

Zarif i kërkoi botës, organizatave ndërkombëtare dhe të gjithë njerëzve dhe kombeve të lira të botës që të bëjnë presion mbi regjimin izraelit për të ndaluar krimet e tij të vazhdueshme. Zëvendëspresidenti për Çështjet Strategjike të Iranit tha se nëse komuniteti ndërkombëtar nuk luan rolin e tij për të ndalur krimet e regjimit sionist, atëherë kjo luftë mizore do të ndikojë në sigurinë, paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe botës.

Zarif gjithashtu kërkoi nga Umeti Islamik dhe vendet arabe dhe islamike që të luajnë rolin e tyre historik në mbështetjen e të shtypurve dhe të ngrihen kundër shtypësve.

Ditët e fundit, ushtria e regjimit gjenocidal izraelit ka shënjestruar zonat e banuara në pjesët jugore të Libanit dhe ka bërë pretendime të pabaza kundër Gazës, duke vënë gratë dhe fëmijët libanezë në qendër të strategjisë së saj gjenocidale dhe mbështetësit e saj perëndimorë janë kufizuar thjeshtë e vetëpërmbajtje.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit, në sulmet e regjimit sionist ndaj Libanit të mërkurën (25 shtator) kanë rënë dëshmorë 70 persona dhe janë plagosur 400 të tjerë.