Kanani:  Sionistët duhet ta dinë se Irani vepron me vendosmëri
(last modified Wed, 02 Oct 2024 07:31:48 GMT )
Tetor 02, 2024 09:31 Europe/Tirane
  • Kanani:  Sionistët duhet ta dinë se Irani vepron me vendosmëri

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme tha: Regjimi sionist dhe mbështetësit e tij duhet të dinë se Republika Islamike e Iranit vepron me vendosmëri sipas asaj që thotë.

Nasser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, në një mesazh që ka shpërndarë në llogarinë e tij personale në hapësirën kibernetike ka shkruar: Bazuar në nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, mbi të drejtën e mbrojtjes legjitime dhe mbrojtjes së sigurisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Iranit, ne vepruam me vendosmëri kundër agresorëve dhe armiqve. Ai shtoi: Aftësia, mundësitë, fuqia dhe kapaciteti mbrojtës i forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit dhe në krye të tyre, mençuria e Komandantit Suprem, janë një burim krenarie për të gjithë iranianët. Kanani vuri në dukje se: Ne i përmbahemi stabilitetit dhe sigurisë së rajonit dhe do të veprojmë fuqishëm kundër agresorëve.  Zëdhënësi i aparatit diplomatik më tej tha: Regjimi sionist dhe mbështetësit e tij duhet ta dinë se Republika Islamike e Iranit vepron me vendosmëri sipas asaj që thotë. Kanani gjithashtu u shpreh: Asnjë veprim aventuresk dhe i pamenduar kundër sovranitetit, integritetit territorial dhe sigurisë kombëtare të Republikës Islamike të Iranit nuk do të mbetet pa përgjigje. Ai deklaroi: Edhe një herë u vërtetua se krahët e gjata të Iranit mund të arrijnë në çdo pikë që ai dëshiron. Në fund, zëdhënësi i MPJ-së tha: E ardhshmja e rajonit dhe e Azisë Perëndimore do të përcaktohet nga vendet autoktone të rajonit dhe kombet e tij dhe jo nga pushtuesit dhe agresorët që nuk kanë asnjë rrënjë apo identitet.

Tags