Çfarë thonë ligjet ndërkombëtare për sulmin hakmarrës të Iranit
(last modified Wed, 02 Oct 2024 19:05:53 GMT )
Tetor 02, 2024 21:05 Europe/Tirane
  • Martiri Nilforushan, këshilltari ushtarak i Iranit që u vra nga Izraeli në Liban. Dëshmori Ismaiah Haniyeh, i cili u vra nga Izraeli në Teheran.
    Martiri Nilforushan, këshilltari ushtarak i Iranit që u vra nga Izraeli në Liban. Dëshmori Ismaiah Haniyeh, i cili u vra nga Izraeli në Teheran.

ParsToday - Forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit kryen një sërë sulmesh raketore kundër bazave ushtarake të regjimit sionist mbrëmjen e së martës, në kuadër të së drejtës për mbrojtje legjitime dhe sipas ligjeve ndërkombëtare.

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit lëshoi ​​një deklaratë në lidhje me serinë e sulmeve raketore të Republikës Islamike të Iranit kundër objektivave dhe bazave ushtarake dhe të sigurisë të regjimit sionist në përputhje me zbatimin e të drejtës së qenësishme të mbrojtjes legjitime dhe në përgjigje të veprimeve agresive të këtij regjimi. Sipas Pars Today, në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit thuhet: "Operacioni Premtimi i "Vërtetë 2", ishte një përgjigje legjitime sipas nenit 51 të Kartës së OKB-së.

Në këtë deklaratë theksohet: "Republika Islamike e Iranit, nëse është e nevojshme, është plotësisht e përgatitur për të marrë më shumë masa mbrojtëse për të mbrojtur interesat e saj legjitime dhe për të mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Iranit kundër çdo agresioni ushtarak dhe përdorimit të paligjshëm të forcës, prandaj të mos keni dyshime për këtë".

Ministri i Jashtëm iranian Sejed Abbas Araghchi në një bisedë telefonike me ministrat e jashtëm të Anglisë, Gjermanisë dhe Francës, deklaroi: "Republika Islamike e Iranit vetëm ka përdorur të drejtën e saj për mbrojtje legjitime bazuar në nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, dhe vetëm ushtria dhe bazat e sigurisë së regjimit ishin në shënjestër të sulmeve raketore".

Amir Saeed Irevani, ambasador dhe përfaqësues i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara, gjithashtu në lidhje me këtë, deklaroi: "Ky veprim është brenda kornizës së të drejtës së natyrshme për vetëmbrojtje, sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, dhe është kryer në kundërpërgjigje të veprimeve agresive të regjimit sionist, duke përfshirë shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës Islamike të Iranit, vrasjen e liderit politik të Hamasit në Teheran, plagosjen e ambasadorit iranian në Liban si rezultat i sulmit të qëllimshëm dhe pa dallim të civilëve në Liban duke shpërthyer pagerat dhe vrasjen e sekretarit të përgjithshëm të Hezbollahut në Liban dhe gjeneral Abbas Nilforushan, këshilltar i lartë ushtarak i Iranit në Bejrut".

Sipas nenit 51 të Kartës së OKB-së, asnjë dispozitë e Kartës nuk cenon të drejtën e natyrshme për mbrojtjen legjitime individuale ose kolektive derisa Këshilli i Sigurimit të ndërmarrë veprime të tilla të nevojshme për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Tags