Tetor 05, 2024 09:44 Europe/Tirane
  • Irani kërkon që regjimi sionist të përgjigjet për veprimet e tij

Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Gjenevë, në një komunikim me dy institucionet kryesore të ngarkuara për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të drejtave humanitare, kërkoi veprim të menjëhershëm nga institucionet ndërkombëtar për ti kërkuar llogari regjimit sionist për krimet e tij në Liban dhe Palestinë.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Ali Bahraini i dërgoi dy letra të veçanta kreut të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut. Ai dënoi sulmet e fundit të regjimit sionist në Liban dhe i bëri thirrje  komunitetit ndërkombëtar që ta bëjë përgjegjës regjimin sionist për agresionet dhe krimet e kryera dhe për të dënuar regjimit izraelit për përgjegjësinë në këto krime. Në këto dy letra, ambasadori iranian dënoi ashpër sulmet e regjimit sionist në Bejrut, të cilat çuan në martirizimin e Sejed Hassan Nasrullah, Sekretarit të Përgjithshëm të ndjerë të Hezbollahut të Libanit dhe shokëve të tij, përfshirë gjeneralin Abbas Nilfroshan dhe këto krime i cilësoi simbol i qartë i shkeljes së të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar humanitar. Duke vënë në dukje nevojën që regjimi izraelit të përgjigjet për këto krime, ai theksoi pasojat ligjore dhe politike të këtij veprimi për komunitetin ndërkombëtar. Ambasadori në këto letra përmendi: Forcat e armatosura të Iranit, duke përmendur të drejtën e mbrojtjes legjitime, i kanë dhënë një përgjigje precize raketore duke sulmuar objektet ushtarake të Izraelit. Ky veprim është një përgjigje ndaj agresionit të Izraelit dhe mbrojtjes së sovranitetit kombëtar të Iranit dhe sigurisë rajonale. Diplomati i lartë i Iranit në Gjenevë tha: Regjimi izraelit tani ka hapur një kapitull të ri të pushtimeve dhe krimeve të tij dhe të gjitha këto po ndodhin para syve të një komuniteti pasiv ndërkombëtar. Ky regjim ka zgjeruar perimetrin e tij të errët të shtypjes së tij përtej Palestinës dhe ka përhapur të keqen e tij malinje në Liban. Diplomati i lartë i Iranit në Gjenevë u bëri thirrje autoriteteve ndërkombëtare që ta detyrojnë Izraelin të ndalojë menjëherë agresionin e tij dhe të tërhiqet nga Libani. Ata duhet të dënojë martirizimin e Seyed Hassan Nasrullah dhe të kërkojnë llogari nga Izraeli.

Tags