Vajzat dhe djemtë e taekwondo-së iraniane fituan kampionatin botëror me 7 medalje të arta, Koreja e Jugut e dyta dhe Kroacia e treta
(last modified Mon, 07 Oct 2024 18:20:20 GMT )
Tetor 07, 2024 20:20 Europe/Tirane
  • Vajzat dhe djemtë e taekwondo-së iraniane fituan kampionatin botëror me 7 medalje të arta
    Vajzat dhe djemtë e taekwondo-së iraniane fituan kampionatin botëror me 7 medalje të arta

ParsToday - Ekipet e Taekwondo-së për djem dhe vajza të Iranit fituan titullin e Kampionatit Botëror të Koresë së Jugut.

Kombëtarja e Iranit e vajzave dhe djemve për herë të parë fitoi shtatë medalje ari, dy argjendi dhe tre bronzi dhe u rendit e para në garën botërore të taekwondo-së për të rinj. Sipas ParsToday, skuadra iraniane më parë fitoi titullin e kampionatit botëror dy herë në kategorinë e djemve dhe një herë në kategorinë e vajzave. Por kjo është hera e parë që ekipet kombëtare të Iranit bëhet kampion bote në të njëjtën kohë në dy grupe vajzash dhe djemsh.

Gjithashtu, në përfundim të këtij kompeticioni, Fateme Safarpour, kryetrajnerja e kombëtares iraniane të vajzave, u zgjodh për herë të dytë trajnerja më e mirë në botë në seksionin e vajzave. Faizullah Nafjem, kryetrajneri i ekipit të meshkujve të Iranit, fitoi edhe titullin e trajnerit më të mirë në botë në seksionin e meshkujve.

Duhet theksuar se Kampionati i 14-të Botëror i Taekwondo-së për Junior filloi të martën (1 tetor) me pjesëmarrjen e sportistëve nga 96 vende në Chuncheon të Koresë së Jugut dhe vazhdoi deri të dielën (5 tetor). Ekipet e Koresë së Jugut dhe Kroacisë u renditën në vendet e dyta dhe të treta të turneut.

 

Tags