Tetor 07, 2024 20:54 Europe/Tirane
  • Irani do t'i japë përgjigje të fortë agresionit të ri izraelit

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se Republika Islamike nuk kërkon një zgjerim të konfliktit në rajon, por do të japë një përgjigje të fortë dhe të përshtatshme ndaj çdo akti të ri agresioni nga regjimi izraelit.

Araghchi e bëri këtë koment gjatë një bisede telefonike me homologun e tij egjiptian, Badr Abdelatty, të hënën, ku ata diskutuan zhvillimet e fundit në rajon.

“Republika Islamike e Iranit nuk kërkon të përshkallëzojë tensionet dhe luftën në rajon, por as nuk ka frikë nga lufta. Irani do të japë një përgjigje të fortë dhe të përshtatshme për çdo aventurizëm të ri të regjimit sionist”, tha ai.

Gjatë bisedës së tyre telefonike, Araghchi dhe Abdelatty rinovuan thirrjet e tyre për një armëpushim në Gaza dhe për t'i dhënë fund sulmeve izraelite në Liban, si dhe për dërgimin e ndihmave humanitare për refugjatët.

Duke iu referuar vizitës së tij të fundit në Bejrut, Araghchi vlerësoi se rezistenca është në gjendje të mirë dhe është plotësisht e përgatitur për të kundërshtuar çdo pushtim tokësor të Libanit nga forcat izraelite.

 

Tags