Ambasada e Iranit: Qytetarët iranianë në Damask nuk janë lënduar
(last modified 2024-10-09T06:55:59+00:00 )
Tetor 09, 2024 08:55 Europe/Tirane
  • Ambasada e Iranit: Qytetarët iranianë në Damask nuk janë lënduar

Ambasada e Republikës Islamike të Iranit në Damask njoftoi se në mesin e dëshmorëve dhe të plagosurve të krimit më të fundit të regjimit sionist nuk ka shtetas iranianë.

Sipas IRNA-së, Ambasada e Republikës Islamike të Iranit në Damask në një deklaratë njoftoi se në mesin e dëshmorëve dhe të plagosurve të krimit më të fundit të regjimit sionist nuk ka shtetas iranianë. Sipas IRNA, në këtë mesazh thuhet: Armiku izraelit edhe një herë kreu një tjetër krim gjatë bombardimit të pacipë me raketa, të një ndërtese në Damask ku martirizoi disa gra dhe fëmijë të pafajshëm.  Ambasada e Republikës Islamike të Iranit, duke dënuar këtë sulm terrorist, deklaroi se mes dëshmorëve dhe të plagosurve nuk ka shtetas iranianë. Ministria siriane e Mbrojtjes në një deklaratë të martën njoftoi se regjimi sionist sulmoi Damaskun me tre raketa. Ky sulm kishte si objektiv ndërtesat e banimit dhe ato tregtare në një zonë me popullsi të dendur në Damask. Për pasojë, 7 civilë, mes tyre disa fëmijë dhe gra, ranë dëshmorë dhe 11 të tjerë u plagosën. Në sulmin ndaj kësaj zone janë shkaktuar dëme të shumta materiale ndërkohë që  përpjekjet për të shpëtuar disa qytetarë të bllokuar nën rrënoja vazhdojnë akoma. Në një deklaratë, Ministria e Jashtme siriane dënoi ashpër sulmin me raketa të Izraelit në Damask.

Tags