Irani është një nga vendet lider në botë në ndërtimin e spitaleve
(last modified Wed, 09 Oct 2024 19:00:43 GMT )
Tetor 09, 2024 21:00 Europe/Tirane
  • Irani është një nga vendet lider në botë në ndërtimin e spitaleve
    Irani është një nga vendet lider në botë në ndërtimin e spitaleve

ParsToday - Rektori i Universitetit të Shkencave Mjekësore "Shahid Beheshti" të Iranit bëri të ditur se janë marrë masa shumë të mira në fushën e ndërtimit, pajisjes dhe rinovimit të spitaleve në Iran.

Dr. Alireza Zali, rektori i Universitetit të Shkencave Mjekësore "Shahid Beheshti" të Iranit, tha: "Republika Islamike e Iranit është një nga vendet lider në botë në fushën e ndërtimit të spitaleve dhe inxhinierët e kësaj fushe në Iran kanë njohuri të larta teknike". Sipas ParsToday, Dr. Alireza Zali shtoi: "Ka afro 1100 spitale aktive në Iran, 70% e të cilave janë spitale shtetërore".

Vlen të theksohet se sipas raportit të Ministrisë së Trashëgimisë Kulturore, Artizanaleve dhe Turizmit të Republikës Islamike të Iranit, aktualisht janë shtetas të Irakut, Afganistanit, Pakistanit, Armenisë, Taxhikistanit dhe vendeve jugore të Gjirit Persik, përfshirë Omanin dhe Bahrejnit, më së shumti i referohen Iranit për turizmin shëndetësor.

Tags