Ministri i Jashtëm i Iranit takohet me mbretin e Jordanisë
(last modified Wed, 16 Oct 2024 18:55:48 GMT )
Tetor 16, 2024 20:55 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm i Iranit takohet me mbretin e Jordanisë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi ka zhvilluar bisedime me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II, duke bërë thirrje për bashkëpunim dhe solidaritet më të madh midis vendeve myslimane në rajon për të detyruar regjimin izraelit të ndalojë veprimet e tij gjenocidale dhe luftënxitëse.

Araghchi shprehu shqetësim të thellë dhe pikëllim për kushtet e rënda me të cilat përballen njerëzit e zhvendosur në Gaza dhe Liban, të cilët aktualisht janë të privuar nga nevojat më themelore për mbijetesë, thuhet në një njoftim nga Ministria e Jashtme iraniane.

Ai bëri thirrje për mobilizimin e të gjitha kapaciteteve të vendeve islame për mbledhjen dhe dërgimin e ndihmave humanitare në rajon.

Mbreti Abdullah II  i Joedanisë shprehu shqetësim serioz lidhur me rrethanat ekzistuese në rajon dhe rreziqet serioze që rrjedhin nga zgjerimi i konfliktit dhe pasigurisë.

Ai ripohoi angazhimin e Jordanisë për të ndihmuar dhe marrë pjesë në nismat për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Të dyja palët theksuan gjithashtu vendosmërinë për të zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe dhe për të vazhduar konsultimet në lidhje me zhvillimet rajonale për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Më herët gjatë ditës, Araghchi u takua edhe me Ministrin e Jashtëm të Jordanisë, Ayman al-Safadi për të diskutuar çështje me interes të ndërsjellë në marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet e vazhdueshme rajonale.

Araghchi tha se vendet në rajon duhet të bashkojnë duart për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në përputhje me interesat e kombeve të rajonit.

Safadi shprehu shqetësim të madh për përkeqësimin e kushteve të sigurisë në rajon, duke përsëritur qëndrimin e vendit të tij për domosdoshmërinë e përfundimit të masakrës së njerëzve të pafajshëm në Palestinë dhe Liban, ndalimin e agresioneve kundër Libanit dhe parandalimin e destabilitetit të mëtejshëm në rajon.