Baghaei: Irani nuk ka interes të luajë me zjarr
(last modified 2024-10-17T09:34:44+00:00 )
Tetor 17, 2024 11:34 Europe/Tirane
  • Baghaei: Irani nuk ka interes të luajë me zjarr

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka shkruar në rrjetin social X (ish-Twitter), teksa ka postuar foton e kancelarit dhe të ministrit të Jashtëm gjerman si dhe paralajmërimin e tyre për Iranin: "Zotëri! Irani nuk është i interesuar të luajë me zjarr."

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, Ismail Baghaei, në një postim në faqen e tij në Twitter, si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të kancelarit gjerman në parlamentin e këtij vendi ka shkruar: “Zotëri! Irani nuk ka interes të luajë me zjarr (ndryshe nga zëvendësi juaj në rajon). Përkundrazi, Irani po përpiqet të shuajë zjarrin që u ndez prej armëve të dhuruara nga ju (Izraelit)."

Ai shtoi: "Paralajmërimi juaj është në mënyrë të neveritshme hipokrit!"

Baghaei vazhdoi më tej: "Ata që janë bashkëpunëtorë në krim dhe justifikojnë gjenocidin, krimet e luftës, vrasjen e të pafajshmëve dhe shkeljen e ligjit humanitar ndërkombëtar, nuk kanë dinjitet dhe pozitë morale për të predikuar."

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme shtoi: “Përveç kësaj, fjalët tuaja hapin një plagë të vjetër, të cilën armët kimike që i dhuruat Sadamit në vitet 1980 kanë hapur në trupat dhe jetët e njerëzve tanë."

Kancelari gjerman bëri deklarata në parlamentin e këtij vendi kundër reagimit legjitim ushtarak të Iranit ndaj veprimeve agresive dhe destabilizuese të regjimit sionist dhe theksoi vazhdimin e mbështetjes me armatime për regjimin sionist dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian për Ukrainën.

Të mërkurën, Olaf Scholz, në fjalët e tij, duke injoruar të drejtën legjitime të Iranit për t'iu përgjigjur veprimeve agresive të regjimit sionist, tha: "Ne nuk e pranojmë sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit. Irani po luan me zjarrin."

 

Tags