Araghchi: BRICS po bëhet gradualisht një pol i ri global
(last modified Wed, 23 Oct 2024 07:02:04 GMT )
Tetor 23, 2024 09:02 Europe/Tirane
  • Araghchi: BRICS po bëhet gradualisht një pol i ri global

Ministri i Jashtëm i Iranit tha: BRICS një grup vendesh që janë bashkuar për të kundërshtuar rendin botëror perëndimor, po bëhet gradualisht një pol i ri global.

Sipas IRNA, Seyyed Abbas Araghchi të martën në një intervistë me gazetarët në Kazan të Rusisë tha: Vendet anëtare të BRICS po zhvillojnë dhe rregullojnë mekanizma dhe metoda për të shpëtuar botën nga monopoli i Perëndimit. Araghchi theksoi: Këta mekanizma janë si në sferën politike dhe të sigurisë ashtu edhe në sferën ekonomike dhe financiare. Araghchi tha: BRICS ka krijuar mundësitë e tij të duhura dhe tani rreth 30 vende janë të gatshme që t'i bashkohen BRICS. Qyteti i Kazanit në Rusi po pret samitin e 16-të të vendeve anëtare të BRICS. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit të martën mbërriti në Kazan në krye të një delegacioni me qëllim pjesëmarrjen në samitin e 16-të të vendeve anëtare të BRICS. Pezeshkian sot do të mbajë një fjalim në samitin e BRICS.