Ekipi iranian kampion bote në Tirana 2024
(last modified Thu, 24 Oct 2024 07:51:29 GMT )
Tetor 24, 2024 09:51 Europe/Tirane
  • Ekipi iranian kampion bote në Tirana 2024

Skuadra e Shpresave (Omid) të Mundjes Klasike të Iranit fitoi me tre medalje ari dhe katër bronzi garat e Kampionatit Botëror të Mundjes Klasike në Shqipëri.

Sipas agjencisë së lajmeve Sahab, cituar nga agjencia e lajmeve Mehr, ekipi i Shpresave të Mundjes Klasike të Iranit fitoi tri medalje të arta dhe katër të bronzta, po ashtu edhe 149 pikë në platformën e parë të garës së Kampionatit Botëror të Mundjes Klasike për moshat nën 23 vjeç, në Shqipëri.

Më pas u renditën skuadrat e Gjeorgjisë, Armenisë dhe Republikës së Azerbajxhanit.

Tri medaljet e arta u fituan nga Ali Ahmadiwafa në peshën 55 kg, Mohammed Naghousi në peshën 82 kg dhe Fardin Hedayati në peshën 130 kg.

Gjithashtu, katër medaljet e bronzta u fituan nga Irfan Xherkeni në peshën 63 kg, Daniyal Sohrabi në peshën 72 kg, Ali Esku në peshën 77 kg dhe Shayan Habibzare' në peshën 97 kg.

Këto gara u mbajtën në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, nga data 21 deri më 23 tetor.

 

Tags