Teherani: OKB po bëhet ‘jofunksionale’ mes gjenocidit izraelit në Gaza
(last modified Thu, 24 Oct 2024 19:50:44 GMT )
Tetor 24, 2024 21:50 Europe/Tirane
  • Teherani: OKB po bëhet ‘jofunksionale’ mes gjenocidit izraelit në Gaza

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Esmaeil Baghaei është ankuar për faktin se Kombet e Bashkuara po e harrojnë qëllimin e tyre dhe po shndërrohen në një platformë jofunksionale përballë gjenocidit izraelit në Gaza.

Në një postim në llogarinë e tij në rrjetin X të enjten, Baghaei vuri në dukje se 24 tetori është Dita e Kombeve të Bashkuara, duke pyetur në mënyrë retorike, "Ku është OKB sot?"

“E krijuar më 24 tetor 1945 për të shpëtuar brezat pasardhës nga lufta dhe mizoritë dhe për të promovuar sundimin e ligjit dhe drejtësisë, OKB është kthyer në një platformë zhgënjyese jofunksionale e paaftë për të marrë ndonjë masë kolektive efektive për të ndaluar gjenocidin e Izraelit në Gaza dhe agresivitetin e tij në luftën në Liban dhe më gjerë”, shkroi ai.

“OKB-ja fatkeqësisht po e harron qëllimin e saj pasi mbështetja e pakushtëzuar e SHBA-së për regjimin pushtues e ka trimëruar aq shumë regjimin sionist sa të zgjerojë agresionet dhe mizoritë e tij në të gjithë rajonin, të vrasë 230 punonjës të OKB-së, të shpallë si persona non grata shefin e OKB-në, të copëtojë Kartën e OKB-së dhe të kundërshtojë vendimin e GJND-së për të ndalur gjenocidin e tmerrshëm në Gaza.”

Ai pohoi se OKB-ja nuk kufizohet vetëm në SHBA, duke shtuar se organizata ndërkombëtare duhet të rigjallërohet dhe të ndalë luftënxitësit e entitetit mashtrues dhe të paligjshëm sionist.