Mundja e Iranit peshkon 2 medalje ari në Tiranë
(last modified Sun, 27 Oct 2024 06:57:09 GMT )
Tetor 27, 2024 07:57 Europe/Tirane
  • Mundja e Iranit peshkon 2 medalje ari në Tiranë

Në përfundim të garave të mundjes për 5 peshat e para për moshat nën 23 vjeç, sportistët iranian arritën të fitojnë 2 medalje ari dhe 1 bronzi.

Sipas një njoftimi të ajgencisë Mizan, Federata kombëtare e Mundjes në një njoftim të saj bëri të ditur se mundësit e 5 peshave nën moshën 23 vjeç arritën suksese në kampionatin e mundjes që zhvillohet në Tiranë dhe Amir Husein Firuzpur i peshës 92 kg dhe Amir Reza Masumi i peshës 125 kg arritën të fitojnë medalje ari. Ndërsa Ibrahim Khovari në peshën 61 kg mori medalje bronzi. Ndeshjet dhe finalet për 5 peshat e para të mundjes për moshën nën 23 vjeç të kampionatit botëror u mbajt në Tiranë më datë 25-28 tetor. Sot do të zhvillohen ndeshjet e 5 peshave të dyta të këtij kampionati.

Tags