Irani padyshim do t'i përgjigjet agresionit izraelit
(last modified Sun, 27 Oct 2024 18:52:35 GMT )
Tetor 27, 2024 19:52 Europe/Tirane
  • Irani padyshim do t'i përgjigjet agresionit izraelit

Kryetari i Parlamentit iranian Mohammad Baker Ghalibaf dënoi sulmin e fundit të regjimit izraelit në disa qendra ushtarake iraniane, duke thënë se përgjigja e Republikës Islamike të Iranit ndaj këtij akti agresioni do të jetë e vendosur dhe e llogaritur.

Duke folur në një seancë të Parlamentit të dielën (27 tetor), Ghalibaf i kërkoi Amerikës, aleatit të ngushtë të Izraelit, t'i bëjë presion regjimit të Tel Avivit për të rënë dakord për një armëpushim në Gaza dhe në Liban.

Ai nënvizoi urgjencën e situatës, ku agresionet e kryera nga forcat sioniste kanë shkaktuar humbje tragjike njerëzore dhe zhvendosje masive, duke prekur dhjetëra mijëra jetë të njerëzve të pafajshëm.

“Megjithëse ndërhyrja ushtarake e regjimit sionist kundër Iranit u pasua nga një ndjenjë dëshpërimi dhe zhgënjimi të sionistëve dhe përfundimisht rezultoi në një tjetër humbje për Izraelin, Republika Islamike e Iranit rezervon të drejtën për të mbrojtur veten, duke marrë parasysh të drejtën e natyrshme për vetëmbrojtje të përcaktuar në nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara”, vuri në dukje Kryetari i Parlamentit iranian.

Sipas Ghalibaf, një analizë krahasuese midis Operacionit Premtimi i Vërtetë II, i kryer nga IRGC kundër entitetit sionist dhe agresionit të fundit të regjimit izraelit kundër Iranit dëshmon kapacitetin e fortë parandalues ​​që disponon Republika Islamike e Iranit.

Ai pohoi se vigjilenca e luftëtarëve të përkushtuar në njësitë e mbrojtjes ajrore të Ushtrisë iraniane dhe Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dëshmoi se regjimi kriminal izraelit bëhet objekt talljeje në skenën ndërkombëtare sa herë që përballet me kombin fisnik iranian.