Araghchi, drejtuar ministrit të Jashtëm britanik: Ndaloni mbështetjen për regjimin sionist!
(last modified Mon, 28 Oct 2024 09:52:46 GMT )
Tetor 28, 2024 10:52 Europe/Tirane
  • Araghchi, drejtuar ministrit të Jashtëm britanik: Ndaloni mbështetjen për regjimin sionist!

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm britanik, kërkoi ndërprerjen e mbështetjes ushtarake dhe politike për regjimin sionist.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, ministri i Jashtëm britanik David Lammy diskutoi të dielën në mbrëmje zhvillimet e fundit në rajon gjatë një bisede telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Iranit Sejed Abbas Araghchi.

Araghchi, duke shpjeguar qëndrimet e Iranit në lidhje me veprimin agresiv të regjimit sionist kundër disa qendrave ushtarake dhe mbrojtëse të Iranit, kërkoi ndërprerjen e mbështetjes ushtarake dhe politike për regjimin sionist dhe theksoi se Republika Islamike e Iranit nuk do të ngurrojë të ushtrojë të drejtën e saj të qenësishme dhe ligjore për të mbrojtur integritetin e saj territorial dhe sovranitetin e saj kombëtar në përputhje me parimet e pranuara të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit theksoi gjithashtu nevojën e veprimit të menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për të dënuar aktin agresiv të regjimit sionist, i cili, në fakt, është vazhdim i krimeve të regjimit sionist në Gaza dhe në Liban dhe kërkoi që të merren masa urgjente për t'u kërkuar llogari liderëve të regjimit izraelit për t'i dhënë fund gjenocidit dhe vrasjeve në Gaza dhe në Liban.

Gjithashtu, ministri i Jashtëm britanik, David Lammy, në këtë bisedë telefonike, duke iu referuar kushteve të tensionuara të rajonit, theksoi nevojën për vetëpërmbajtje nga të gjitha palët që të arrihen rezultatet e përpjekjeve aktuale për uljen e tensionit dhe parandalimin e përhapjes së luftës e të destabilitetit në rajon.

 

Tags