Bisedë telefonike mes ministrave të Jashtëm të Iranit dhe Arabisë Saudite
(last modified Mon, 28 Oct 2024 19:00:01 GMT )
Tetor 28, 2024 20:00 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike mes ministrave të Jashtëm të Iranit dhe Arabisë Saudite

Sahab- Në një bisedë telefonike ministrat e jashtëm të Iranit dhe Arabisë Saudite diskutuan mbi zhvillimet në rajon dhe theksuan rëndësinë e parandalimit të veprimeve që rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Sipas raportit të kanalit Sahab, ministri i Jashtëm saudit Faisal bin Farhan sot zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghchi. Në këtë bisedë telefonike, palët diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet e fundit në rajon, si dhe pasojat e situatës së tensionuar. Regjimi sionist, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, nga 7 tetori 2023 nisi një luftë shkatërruese kundër banorëve të Rripit të Gazës, si rezultat i së cilës, përveç shkatërrimeve masive dhe urisë vdekjeprurëse, më shumë se 43 mijë palestinezë, shumica e të cilëve janë gra dhe fëmijë, ranë dëshmorë dhe më shumë se njëqind mijë të tjerë u plagosën. Me gjithë këto krime, regjimi sionist ka pranuar se edhe pas një viti nuk ka mundur të arrijë qëllimet e tij nga kjo luftë, përkatësisht shkatërrimin e lëvizjes Hamas dhe kthimin e robërve sionistë nga Rripi i Gazës.  Ushtria sioniste gjithashtu ka nisur sulme masive në zona të ndryshme të jugut të Libanit ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit, në këto sulme janë vrarë më shumë se 2700 dëshmorë.