Araghchi reagon ndaj mbylljes së konsullatave iraniane në Gjermani
Ministri i Jashtëm i Iranit vendimin e qeverisë gjermane për mbylljen e konsullatave të Iranit e konsideroi si një akt sanksionues ndaj iranianëve që jetojnë në atë vend.
Në reagim ndaj ekzekutimit të Jamshid Sharmahd (udhëheqësit të grupit terrorist Tandar), ministrja e Jashtme gjermane Analena Baerbock mbylli tre konsullata të Republikës Islamike të Iranit në Frankfurt, Hamburg dhe Mynih. Sipas rrjetit Sahab, Sejed Abbas Araghchi, ministri i Jashtëm i Iranit, këtë të premte në reagim ndaj vendimit irracional të ministres së Jashtme gjermane Analena Baerbock për mbylljen e konsullatave të Republikës Islamike të Iranit në Gjermani, në llogarinë e tij në rrjetin social X ka shkruar: Qeveria gjermane në mbështetje të terroristit që vrau 14 njerëz të pafajshëm dhe plagosi më shumë se 200 të tjerë, po sanksionon me dhjetëra mijëra iranianë me nënshtetësi gjermane. Kreu i shërbimit diplomatik të Iranit shtoi: I siguroj bashkatdhetarët iranianë në Gjermani se duke forcuar seksionet konsullore të ambasadës sonë në Berlin dhe përfaqësive të tjera diplomatike aty pranë, ne do të përdorim të gjitha mundësitë tona për të zgjidhur këtë situatë të trishtë. Irani ka një konsullatë në Mynih, Frankfurt dhe Hamburg dhe sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme gjermane, ambasada iraniane në Berlin do të vazhdojë punën e saj. Pas këtij vendimi të palogjikshëm dhe të pajustifikuar të ministres së jashtme gjermane, Hans-Peter Ugel, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës Gjermane në Teheran, u thirr nga kreu i Departamentit të Evropës Perëndimore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit të cilit iu dorëzua një notë e ashpër proteste. Gjermania gjithashtu ditët e fundit tërhoqi ambasadorin e saj nga Teherani dhe thirri të ngarkuarin me punë të Iranit në Berlin për të dhënë shpjegime. Republika Islamike e Iranit dënon qasjen e qeverisë gjermane në mosrespektimin e parimeve dhe rregullave të së drejtës ndërkombëtare dhe dënon çdo mbështetje ndaj terrorizmit dhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm, qofte edhe nën maskën e mbrojtjes së shtetasve.