IRGC: Regjimi izraelit i paaftë për të llogaritur përgjigjen vendimtare të Iranit
(last modified Sat, 02 Nov 2024 18:58:03 GMT )
Nëntor 02, 2024 19:58 Europe/Tirane
  • IRGC: Regjimi izraelit i paaftë për të llogaritur përgjigjen vendimtare të Iranit

Një zëdhënës i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) deklaroi se regjimi izraelit është i paaftë të kuptojë hakmarrjen e Iranit, duke u zotuar për një përgjigje përcaktuese dhe vendimtare ndaj agresionit të fundit të entitetit pushtues sionist ndaj Iranit.

Gjeneral brigade Ali Mohammad Naini, zëdhënësi i IRGC-së dhe nënkryetari i Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun, foli të shtunën për hakmarrjen e Iranit kundër agresionit izraelit në tokën iraniane më 26 tetor.

“Irani është në gjendje të ndryshojë perceptimin e armikut në përputhje me strategjinë e disiplinimit dhe ndëshkimit të atyre që shkelin sigurinë kombëtare të tij”, tha Naini.

Ai shtoi: “Në fakt, Operacioni Premtimi i Vërtetë ll ishte fillimi i historisë së kapjes së sionistëve në befasi. Tani e tutje, Irani do të përdorë gjithmonë faktorin surprizë në operacionet e tij kundër sionistëve dhe do të tregojë se sistemi llogaritës i sionistëve është i paaftë të kuptojë veprimin e Iranit".

Duke folur për përgjigjen e fortë të Iranit ndaj agresionit të fundit izraelit, zëdhënësi i IRGC tha se armiku duhet të kuptojë se Republika Islamike do t'i japë një përgjigje dërrmuese çdo agresioni.

“Unë e deklaroj qartë dhe me vendosmëri se përgjigja ndaj sulmit të fundit të armikut do të jepet përfundimisht dhe me vendosmëri. Përgjigja do të jetë e menduar dhe e fuqishme dhe përtej perceptimit të armikut”, tha Gjeneral brigade Naini.

“Armiku duhet të mësojë se nuk mund të kryejë asnjë agresion dhe padyshim që do të marrë një përgjigje dërrmuese për ligësinë e tij”, theksoi zëdhënësi i IRGC-së.

 

Tags