Lëshohen me sukses dy satelitët iranianë "Kowsar" dhe "Hud'hud"
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i164456-lëshohen_me_sukses_dy_satelitët_iranianë_kowsar_dhe_hud'hud
Dy satelitët iranianë, "Kowsar" dhe "Hod'hod", u lëshuan me sukses nga baza hapësinore ruse Vostochny nëpërmjet mjetit lëshues Soyuz në orët e para të mëngjesit të së martës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 05, 2024 10:29 Europe/Tirane
  • Lëshohen me sukses dy satelitët iranianë

Dy satelitët iranianë, "Kowsar" dhe "Hod'hod", u lëshuan me sukses nga baza hapësinore ruse Vostochny nëpërmjet mjetit lëshues Soyuz në orët e para të mëngjesit të së martës.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, sateliti matës "Kowsar" dhe sateliti "Hud'hud", së bashku me 51 satelitë të tjerë, u lëshuan nga baza "Vostochny" e Rusisë dhe u stacionuan me sukses në orbitë.

Sateliti “Kowsar” do të përdoret në mirëmbajtjen e pyjeve dhe në mbrojtjen dhe monitorimin e kushteve mjedisore nëpërmjet pamjeve satelitore.

Ky sistem satelitor ndihmon në mbrojtjen dhe monitorimin e mjedisit me imazhe satelitore, po ashtu edhe të ekosistemeve natyrore, duke ofruar të dhëna të sakta satelitore.

"Hud'hud" është gjithashtu një satelit që plotëson standardin e satelitëve kubikë. Pesha e këtij sateliti është 4 kilogramë, arrin një lartësi orbitale prej 500 kilometrash dhe misioni i tij është të krijojë një platformë të dedikuar për ofrimin e shërbimeve me bandë të ngushtë të Internetit të Gjërave (IoT/Internet of Things), me mbulim ndërkombëtar dhe në zona të largëta, duke përfshirë pyjet dhe malet.

Më së shumti, sateliti Hud'hud do të aplikojë shërbime në fushat e bujqësisë, hartografisë, transportit, logjistikës dhe mjedisit.