Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit viziton Pakistanin
Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit mbërriti në Islamabad, kryeqyteti i vendit, për të takuar dhe biseduar me zyrtarë të lartë të Pakistanit në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, delegacioni iranian, i kryesuar nga Sejed Abbas Araghchi, ministër i Punëve të Jashtme të Iranit, pas mbërritjes në Islamabad u mirëprit nga zëvendësministri rajonal i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Pakistanit, Naseem Varaich dhe ambasadori i Iranit në Pakistan, Reza Amiri Moghaddam.
Araghchi do të takohet me senatorin Mohammad Is'haq Dar, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Pakistanit dhe do të diskutojë me të për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.
Gjithashtu, takimi mes delegacioneve të larta të të dy vendeve do të zhvillohet njëkohësisht nën kryesimin e ministrave të Jashtëm të Iranit dhe Pakistanit.
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit do të takohet edhe me kryeministrin e Pakistanit, z. Shehbaz Sharif.
Gjatë këtij udhëtimi, Araghchi do të diskutojë dhe shkëmbejë mendime me zyrtarë të lartë pakistanezë në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe Iran-Pakistan në fushat politike, ekonomike, tregtare, fushën e sigurisë kufitare dhe të ant-terrorizmit, si dhe për çështje rajonale dhe ndërkombëtare me interes apo shqetësim të përbashkët.