Satelitët iranianë "Kowsar" dhe "Hud'hud" japin sinjalin e parë
Satelitët iranianë "Kowsar" dhe "Hud'hud" dërguan sinjalet e tyre të para.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, satelitët e rinj iranianë "Kowsar" dhe "Hud'hud" janë lëshuar mëngjesin e djeshëm me transportuesin satelitor Soyuz. Lëshimi i tyrë u bë nga baza hapësinore ruse "Vostochny" dhe u dërguan me sukses në orbitë. Pasi qëndruan në orbitë për disa orë, këta satelitë dërguan sinjalet e tyre të para në tokë, gjë që tregon funksionimin e tyre të plotë.
Hosein Shahrabi, drejtori i Kompanisë Omid-e Faza, të martën njoftoi marrjen me sukses të sinjaleve të para nga sateliti “Hud'hud” dhe tha: “Marrja e këtij sinjali kishte disa domethënie. Së pari, lëshimi ishte plotësisht i suksesshëm dhe së dyti, funksionimi i ndarësit të satelitit, i cili u ndërtua nga sektori privat i bazuar në njohuri, ka qenë plotësisht i suksesshëm. Antenat e satelitit "Hud'hud" janë hapur dhe kanë shfaqur performancë të suksesshme.”
Ai shtoi: “Gjithashtu, sateliti "Kowsar" ka dërguar suksesshëm sinjalin e tij, ashtu si sateliti "Hud'hud". Për ne kjo marrje sinjali nënkupton hapjen e plotë të antenave satelitore.”
Shahrabi theksoi: “Dallimi mes satelitit "Kowsar" dhe satelitit "Hud'hud" është se sateliti “Kowsar” është tetë herë më i rëndë dhe më i madh dhe, për këtë arsye, ka pasur më shumë shqetësime në lidhje me të. Përveç kësaj, "Kowsar" ka panele diellore; shkëputja e të cilave nga trupi bazë kishte disa komplikime të veçanta, por që kaluan me sukses të gjitha. Sateliti "Kowsar" është projektuar për përdorim në bujqësi, hartografi dhe analizime. Gjithashtu, më së shumti, sateliti "Hud'hud" do të aplikojë shërbime në fushat e bujqësisë, transportit, logjistikës dhe mjedisit.”