Irani mohon pretendimet për atentat ndaj zyrtarëve amerikanë
Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit e konsideroi plotësisht të pabazë dhe të hedhur poshtë pretendimin se Teherani ndërhyri në një përpjekje për të vrarë ish-zyrtarë apo zyrtarë aktualë amerikanë.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Ismail Baghai, e konsideroi pretendimin e hedhur se Teherani ka ndërhyrë në një përpjekje për të vrarë ish-zyrtarë apo zyrtarë aktualë amerikanë si krejtësisht të pabazë dhe të hedhur poshtë.
Sipas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Baghai, duke iu referuar akuzave të ngjashme të shprehura në të kaluarën, të cilat janë hedhur poshtë plotësisht nga Republika Islamike e Iranit dhe janë dëshmuar të jenë të rreme, përsëritjen e këtij pretendimi në momentin aktual kohor e cilësoi se është një komplot nga qarqet sioniste dhe anti-iraniane për ndërlikimin e mëtejshëm të çështjeve ndërmjet Amerikës dhe Iranit.
Në të njëjtën kohë, Baqaei theksoi: "Siç është thënë edhe më parë, Republika Islamike e Iranit do të përdorë të gjitha mjetet legjitime dhe ligjore në nivel të brendshëm dhe ndërkombëtar për të arritur të drejtat e popullit iranian."
Më herët, Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka pretenduar se tre persona ishin akuzuar në "planin e Iranit për të vrarë Trumpin".