Araghchi: Sharmahd ishte një terrorist gjerman
Në një intervistë për të përjavshmen gjermane "Der Spiegel", Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit tha: "Jamshid Sharmahd ishte lideri i një grupi terrorist. Ky është një fakt, të cilin autoritetet në Gjermani e shpërfillin."
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Sejed Abbas Araghchi deklaroi: "Me zgjedhjen e vet, Sharmahd është përgjegjës për shpërthimin e një xhamie në Shiraz, në të cilin u vranë katërmbëdhjetë njerëz, mes të cilëve pesë gra dhe fëmijë, dhe më shumë se 200 të tjerë u plagosën."
Araghchi vazhdoi: "Rrëfimet e Sharmahdit kanë të bëjnë me kohën para arrestimit, jo pas arrestimit! Kur ishte në Amerikë, në një intervistë për kanalet televizive, ai e përmend me krenari këtë akt të tijin dhe thotë se 'ne kemi hyrë në luftë me Republikën Islamike të Iranit, ndaj po i vrasim ata'. Prandaj, krimi i Sharmeahdit, si terrorist dhe vrasës i 14 personave është i qartë."
Ministri i Punëve të Jashtme deklaroi: "Jam i interesuar që autoritetet dhe shoqëria gjermane ta pranojnë këtë të vërtetë. Nëse mendojnë se zoti Sharmahd është gjerman, duhet ta pranojnë se ai është një gjerman terrorist. Natyrisht, nga këndvështrimi ynë, ai ishte një person iranian, sepse ne nuk e pranojmë shtetësinë e dyfishtë. Si një iranian, ai u arrestua, u transferua në Iran dhe u dënua me vdekje në një bazë të një gjykimi të drejtë, bazuar në ligjet iraniane."
Araghchi sqaroi: "Jemi në kontakt me autoritetet gjermane në lidhje me këtë çështje; familja e tij mund të kërkojë transferimin e trupit. Sipas ligjeve të Iranit, familja e të ndjerit vendos për vendin e varrimit. Nëse familja e tij kërkon zyrtarisht që kufoma të zhvendoset në ndonjë vend për varrim, për mendimin tonë nuk ka asnjë pengesë."