Krerët e Iranit dhe Arabisë Saudite theksuan zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh
(last modified Mon, 11 Nov 2024 09:10:47 GMT )
Nëntor 11, 2024 10:10 Europe/Tirane
  • Krerët e Iranit dhe Arabisë Saudite theksuan zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh

Në një bisedë telefonike, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe Princi i Kurorës i Mbretërisë së Arabisë Saudite, duke shqyrtuar situatën më të fundit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, shprehën shpresën se bashkëpunimet mes dy vendeve do të zgjerohen më shumë se më parë.

Sipas agjencisë së lajmeve të Radio-Televizionit të Iranit (IRIB), z. Pezeshkian, në një bisedë telefonike me z. Muhammed bin Salman, Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, duke iu referuar faktit se për shkak të agjendës së ngjeshur me punët e ekzekutivit, nuk mundi ta pranonte ftesën e mbretit të këtij vendi për të marrë pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OCI), tha se në këtë takim do të marrë pjesë z. Mohammad Reza Aref, zëvendëspresidenti i parë i Iranit.

Presidenti shtoi: "Nuk kam asnjë dyshim se ky samit do të ketë rezultate efektive dhe konkrete në ndalimin e krimeve të regjimit sionist, të luftës dhe gjakderdhjes në Gaza dhe në Liban.

Gjithashtu, Pezeshkian shprehu shpresën se duke iu referuar vullnetit të krerëve të dy vendeve, marrëdhëniet mes dy vendeve do të thellohen dhe do të zgjerohen në të gjitha fushat.

Edhe Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, në këtë bisedë telefonike shprehu mirënjohjen e tij për telefonatën e Presidentit të Iranit, dhe duke thënë se "iu urojmë suksese vëllezërve tanë në Iran", theksoi: “Marrëdhëniet mes Iranit dhe Arabisë Saudite janë në një pikë kthese historike dhe shpresoj që këto marrëdhënie të ngrihen në nivelet e tyre më të larta në të gjitha fushat. Ne e vlerësojmë mundësi të mirë praninë e zëvendësit të parë të Shkëlqesisë Tuaj në Riad dhe do të kemi një bashkëbisedim me të në lidhje me këto çështje.”

Mohammad bin Salman, duke përsëritur ftesën e tij për z. Pezeshkian që të vizitojë Arabinë Saudite, në përgjigje të ftesës reciproke të Presidentit iranian për të, deklaroi: “Është nder për mua të vizitoj Iranin dhe shpresoj që kjo mundësi do të sigurohet sa më shpejt”.