Irani dënon ashpër sulmet e regjimit sionist ndaj Damaskut
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit dënoi ashpër sulmet agresive të regjimit sionist ndaj zonave të banuara në Damask.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Ismail Baghai dënoi ashpër të premten sulmet agresive të regjimit sionist në zonat e banuara në Damask, të cilat çuan në martirizimin dhe plagosjen e dhjetëra qytetarëve sirianë e palestinezë dhe në shkatërrimin e infrastrukturës, duke përfshirë rrugët dhe urat lidhëse midis Sirisë dhe Libanit.
Duke i shprehur ngushëllimet e tij qeverisë dhe popullit të Sirisë si dhe Lëvizjes palestineze Xhihadi Islamik, Baghai theksoi: "Zgjerimi i gamës së agresioneve dhe krimeve të regjimit sionist ndaj vendeve fqinje dhe shkelja e përsëritur e integritetit territorial dhe e sovranitetit kombëtar të qeverisë siriane, konsiderohen agresion i hapur sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe si rrjedhojë kërkohet veprim urgjent nga Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të ndalur agresionin dhe për ta vënë nën përgjegjësi regjimin sionist."
Baghai i konsideroi furnizuesit e armëve të regjimit agresor izraelit si bashkëfajtorë dhe bashkëpunëtorë në krimet e këtij regjimi dhe theksoi se popujt e rajonit dhe Umeti Islam e njohin bashkëpunëtoren dhe përkrahësen më të madhe armatosëse dhe politike të regjimit sionist, Amerikën, si bashkëpunëtore dhe bashkëfajtore në krimet e regjimit sionist.