Kombëtarja e Futbollit 7-lojtarësh të Iranit zuri "çatinë e botës"
(last modified Sat, 23 Nov 2024 09:06:31 GMT )
Nëntor 23, 2024 10:06 Europe/Tirane
  • Kombëtarja e Futbollit 7-lojtarësh të Iranit zuri

Kombëtarja e Iranit fitoi Kampionatin Botëror të Futbollit me Shtatë Lojtarë duke mundur Ukrainën.

Sipas agjencisë së lajmeve të Radio-Televizionit të Iranit (IRIB), në finalen e Kupës së 16-të të Kampionatit Botëror të Futbollit me Shtatë Lojtarë në Barcelonë të Spanjës, kombëtarja iraniane mundi Ukrainën me rezultatin 3-0 dhe u shpall kampione e botës.

Në këtë ndeshje, kombëtarja shtatë-lojtarëshe e Iranit ka mundur të fitojë ndaj Ukrainës, kampiones së periudhës së kaluar dhe duke qëndruar në krye të renditjes botërore, i ka sjellë për herë të parë Iranit trofeun e kampionatit pa pësuar asnjë gol.

Ekipi i futbollit shtatë-lojtarësh i Iranit kishte mundur më parë skuadrat e Venezuelës, Irlandës, Gjermanisë, Amerikës dhe Brazilit.