Zhvillimet në Gaza dhe Liban, objekt i bisedës mes Guterres dhe Araghchi
(last modified Wed, 27 Nov 2024 09:00:59 GMT )
Nëntor 27, 2024 10:00 Europe/Tirane
  • Zhvillimet në Gaza dhe Liban, objekt i bisedës mes Guterres dhe Araghchi

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Sejid Abbas Araghchi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u takuan dhe diskutuan në margjinat e Takimit të 10-të të Forumit Global të Aleancës së Qytetërimeve të Kombeve të Bashkuara në qytetin Cascais të Portugalisë.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, në këtë takim, Sejid Abbas Araghchi vuri në dukje rolin e Republikës Islamike të Iranit në avancimin e çështjes së dialogut midis qytetërimeve dhe kulturave dhe theksoi nevojën për dialog dhe ndërveprim për zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare.

Gjithashtu, Araghchi, duke vënë në dukje situatën tepër të rëndë humanitare në Gaza dhe në Liban, e informoi Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për kontaktet dhe konsultimet e tij të fundit me vendet e rajonit për të ndalur gjenocidin dhe agresionin e regjimit izraelit në Gaza dhe në Liban.

Duke shprehur shqetësimin për situatën aktuale në rajon, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres, shprehu shpresën se me përpjekjet e bëra, së shpejti do të shohim një armëpushim në Liban dhe në Gaza.