Araghchi: Irani rezervon të drejtën t'i përgjigjet Izraelit
(last modified Wed, 27 Nov 2024 18:52:35 GMT )
Nëntor 27, 2024 19:52 Europe/Tirane
  • Araghchi: Irani rezervon të drejtën t'i përgjigjet Izraelit

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi ka deklaruar se Irani rezervon të drejtën për t'iu përgjigjur sulmeve ajrore të fundit izraelite, ndërkohë që po peshon me kujdes zhvillimet rajonale, duke përfshirë armëpushimin e sapo ndërmjetësuar në Liban.

Duke folur të mërkurën, Araghchi përshëndeti marrëveshjen e së martës për të ndalur luftimet në Liban.

"Irani mbështet marrëveshjen e së martës dhe shpreson që ajo të çojë në një armëpushim të përhershëm," tha ai.

Duke folur gjatë një konference për shtyp më herët gjatë ditës, kryetari i Parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf përshëndeti gjithashtu armëpushimin e fundit në Liban.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me komentet e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu rreth zhvendosjes së fokusit te Irani dhe programi i tij bërthamor pas armëpushimit, Ghalibaf i hodhi poshtë këto pretendime duke i cilësuar si kërcënime boshe.

Ai tha se Netanyahu nuk arriti t'i realizojë qëllimet e tij në Liban, pavarësisht se mobilizoi shtatë divizione për të pushtuar jugun e Libanit. “Është më mirë që Netanyahu të mos mburret. Ai tashmë është mposhtur”, vuri në dukje kryeparlamentari iranian.