Araghchi takohet dhe konsultohet me ministrin e Jashtëm të Holandës
(last modified Thu, 28 Nov 2024 07:33:05 GMT )
Nëntor 28, 2024 08:33 Europe/Tirane
  • Araghchi takohet dhe konsultohet me ministrin e Jashtëm të Holandës

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Sejid Abbas Araghchi, gjatë udhëtimit të tij në Holandë ka takuar dhe biseduar me homologun e tij holandez.

Sipas raportit të mëngjesit të të së enjtes të agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, i cili kishte udhëtuar në Portugali për të marrë pjesë në Takimin e 10-të të Forumit Botëror të Aleancës së Qytetërimeve, bëri një ndalesë të shkurtër në Amsterdam të Holandës gjatë kthimit për në Teheran, gjatë së cilës ai u takua me homologun e tij holandez Caspar Veldkamp dhe diskutoi me të tema me interes për të dyja palët.

Gjatë udhëtimit të tij në Portugali, pasi mori pjesë në Takimin e 10-të të Forumit Global të Aleancës së Qytetërimeve të Kombeve të Bashkuara dhe pasi mbajti një fjalim në margjinat e takimit, Sejid Abbas Araghchi u takua dhe bisedoi edhe me ministrat e Jashtëm të Bosnjë-Hercegovinës, Sllovenisë, Spanjës, Tunizisë dhe Algjerisë.

Gjithashtu, në Portugali Araghchi u takua edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dhe në këtë takim, duke iu referuar situatës shumë të rëndë humanitare në Gaza dhe në Liban, ai e informoi Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së në lidhje me telefonatat dhe konsultimet e tij të fundit me vendet e rajonit, në kuadër të ndalimit të gjenocidit dhe agresionit të regjimit sionist në Gaza dhe në Liban.