Irani dhe Evropa bien dakord për vazhdimin e bisedimeve diplomatike
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi dje pas konsultimeve me zëvendësministrat e jashtëm për çështjet politike të Gjermanisë, Francës dhe Anglisë se bisedimet diplomatike do të vazhdojnë në të ardhmen e afërt.
Sipas agjencisë së lajmeve të Radio-Televizionit të Iranit (IRIB), Kazem Gharibabadi ka shkruar në llogarinë e tij zyrtare në platformën sociale X (ish-Twitter): "Një raund tjetër bisedimesh është zhvilluar me zëvendësit për çështjet politike të ministrave të jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Anglisë. U diskutuan dhe u vlerësuan zhvillimet më të fundit dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht çështjet bërthamore dhe heqja e sanksioneve."
Ai shtoi: "Ne jemi në mënyrë vendimtare të përkushtuar për të ndjekur interesat e popullit tonë dhe preferenca jonë është rruga e dialogut dhe e ndërveprimit."
Më tej, Gharibabadi njoftoi: "Është rënë dakord që bisedimet diplomatike të vazhdojnë në të ardhmen e afërt."
Të enjten, në Gjenevë të Zvicrës, delegacioni iranian u takua dhe u konsultua me Enrique Mora, zëvendësin e kreut të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian."
Në lidhje me këtë, Gharibabadi shkroi: "Ne patëm një bisedë të sinqertë me Enrique Mora për çështje të ndryshme, si dhe për perspektivën e negociatave bërthamore dhe heqjen e sanksioneve në dritën e zhvillimeve të reja."