Araghchi: Pas Gazës dhe Libanit, tani kanë sulmuar Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i165516-araghchi_pas_gazës_dhe_libanit_tani_kanë_sulmuar_sirinë
ParsToday - Ministri i Jashtëm i Iranit deklaroi se zhvillimet e fundit në Siri nuk do të kufizohen vetëm në këtë vend dhe tha: "Terrorizmi dhe zhvillimet në Siri kërcënojnë gjithashtu sigurinë e Irakut".
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 07, 2024 17:31 Europe/Tirane
  • Araghchi: Pas Gazës dhe Libanit, tani kanë sulmuar Sirinë
    Araghchi: Pas Gazës dhe Libanit, tani kanë sulmuar Sirinë

ParsToday - Ministri i Jashtëm i Iranit deklaroi se zhvillimet e fundit në Siri nuk do të kufizohen vetëm në këtë vend dhe tha: "Terrorizmi dhe zhvillimet në Siri kërcënojnë gjithashtu sigurinë e Irakut".

Sajed Abbas Araghchi, ministri i Jashtëm i Iranit, në një intervistë me rrjetin irakian Al-Sharqiya, duke thënë se zhvillimet në Azinë Perëndimore po zhvillohen me ritme të shpejta, gjë që krijon shumë pyetje, deklaroi: "Prapa të gjitha këtyre zhvillimeve të shpejta, qëndrojnë grupet takfiriste të cilat burojnë dhe ushqehen nga Amerika dhe regjimi sionist".

Sipas ParsToday, Sejed Abas Araghchi shtoi: "Pas Gazës, ata sulmuan Libanin dhe më pas Sirinë, dhe për mendimin tim, kjo nuk do të ndalet në Siri, sepse i gjithë rajoni po përballet me kërcënime".

Ministri i Jashtëm i Iranit më tej tha: "Para Sirisë, kërcënimet ishin të kufizuara në regjimin sionist, por tani janë shtuar edhe kërcënimet e grupeve terroriste tekfiriste, dhe është me rëndësi se këto grupe të armatosura në Siri janë njohur dhe prezantuar si grupe terroriste nga Kombet e Bashkuara".

Araghchi duke thënë se aktualisht shtetet që pretendojnë se luftojnë terrorizmin ose heshtin ose i mbështesin terroristët, deklaroi: "Sipas tyre ekzistojnë dy lloje të terrorizmit, i mirë dhe i keq, nëse ky terrorizëm është në përputhje me qëllimet e tyre, atëherë ata e mbështesin atë, ndërsa nëse është kundër interesave të tyre, ata e luftojnë atë".

Ministri i Jashtëm i Iranit theksoi gjithashtu se zhvillimet në Bu Kamal e ndërlikojnë situatën në Siri dhe tha: "Mbyllja e një kalimi nuk ka shumë efekt dhe grupet e rezistencës e dinë se çfarë duhet të bëjnë".

Araghchi shtoi: "Ndonjëherë terrorizmi duhet të mposhtet në bërthamën e parë dhe ndonjëherë duhet të trajtohet në kufij. Ka mënyra të ndryshme për ta bërë këtë".