Irani: Nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me pushtetin aktual në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i166058-irani_nuk_ka_asnjë_lidhje_të_drejtpërdrejtë_me_pushtetin_aktual_në_siri
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane tha: Ne kemi qenë në kontakt për një kohë të gjatë me lëvizjet opozitare në Siri dhe kemi thënë se hyrja e Iranit në Siri ishte për të parandaluar avancimin e ISIS dhe përhapjen e terrorizmit në vendet e rajonit, por aktualisht nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me pushtetin që sundon Sirinë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 23, 2024 20:05 Europe/Tirane
  • Irani: Nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me pushtetin aktual në Siri

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane tha: Ne kemi qenë në kontakt për një kohë të gjatë me lëvizjet opozitare në Siri dhe kemi thënë se hyrja e Iranit në Siri ishte për të parandaluar avancimin e ISIS dhe përhapjen e terrorizmit në vendet e rajonit, por aktualisht nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me pushtetin që sundon Sirinë.

Ismail Baqaei situatën aktuale  të Sirisë e konsideroi punë e brendshme e popullit të këtij vendi dhe tha: Ndërhyrja e Amerikës në punët e brendshme të vendeve të tjera nuk ka sjellë rezultat tjetër vecse pasiguri. Baqaei gjithashtu për heqjen e shpërblimit amerikan për arrestimin e Abu Mohammad al-Jolani , komandantit të grupit të armatosur  Hayat Tahrir al-Sham tha: Përvoja ka treguar se terrorizmi dhe lista e supozuar e Amerikës në këtë fushë, kanë qenë një mjet për të arritur qëllimet e Shtëpisë së Bardhë; Një veprim që nuk ka asnjë vlerë ligjore dhe vetëm shpreh standardin e dyfishtë të Uashingtonit. Baqaei shtoi: Është e rëndësishme që Siria të mos bëhet vend për rritjen e terrorizmit dhe që të gjitha vendet të arrijnë në përfundimin se çdo lloj pasigurie në vendet e rajonit shtrihet edhe në vendet e tjera të rajonit.