Pse 9 Dej është një ditë e rëndësishme në Iran?
(last modified Mon, 30 Dec 2024 17:39:44 GMT )
Dhjetor 30, 2024 18:39 Europe/Tirane
  • Obama dhe marshi protestues në Iran
    Obama dhe marshi protestues në Iran

ParsToday - Data 9 Dej e vitit 1403 të kalendarit iranian që përkon me 29 dhjetor 2024, është një ditë e njohur dhe rëndësishme në Iran, e quajtur "Dita e Vigjilencës dhe Besëlidhjes së Umetit me Velajetin në Iran.

Pas zgjedhjeve presidenciale të Iranit në vitin 2009 dhe pas akuzave për mashtrim nga dy kandidatët që humbën zgjedhjet, disa njerëz filluan një valë protestash, kaosi dhe trazirash sipas modelit të revolucioneve me ngjyra në pjesë të ndryshme të Iranit.

Sipas ParsToday, dokumentet dhe provat e marra pas këtyre protestave tregonin qartë se agjentë nga jashtë vendit, veçanërisht nga Amerika dhe disa shtete evropiane, e kishin projektuar këtë skenar të revolucionit me ngjyra shumë kohë më parë dhe kishin marrë drejtimin e këtij komploti.

Qëllimet e shteteve perëndimore gjatë këtyre protestave bazoheshin në politikën e shënjestrimit të dy objektivave me një shigjetë. Nga njëra anë, ata synonin autenticitetin dhe integritetin e zgjedhjeve në Iran për të dekurajuar qytetarët e shoqërisë nga struktura politike dhe nga ana tjetër ëndërronin për një përmbysje të butë të sistemit shtetëror, sepse e shihnin se prirja e popullit ishte drejt politikanëve kritikë ndaj Perëndimit.

Për këtë arsye, trazirat e rrugëve pas zgjedhjeve të 10-ta presidenciale të Iranit, nuk ishin një ngjarje konvencionale dhe e zakonshme, por një fenomen që u krijua në bazë të modelit të revolucioneve të buta dhe me ngjyra të njohura si "Revolucioni Kadife".

Këto trazira, të cilat po kryheshin me një numër të vogël rebelësh në ditët e tyre të fundit, çuan në fyerjen e disa simboleve të shenjta islame dhe shkaktuan lëndimin e ndjenjave fetare dhe pakënaqësisë së popullit iranian, dhe populli iranian iu kundërpërgjigj këtyre trazirave dhe fyerje dhe deklaroi neverinë e vet ndaj këtyre trazirave. Në atë ditë më 9 Dej 1388 (30 dhjetor 2009), qytetarët iranianë marshuan në përmasa të mëdha nëpër qytete të ndryshme dhe deklaruan mbështetjen e tyre për politikat humaniste të bazuara në fe.  Kjo ditë në kalendarin iranian u emërua si "Dita e Vigjilencës dhe Besëlidhjes së Umetit me Velajetit në Iran.

Pas 15 vitesh, populli iranian del në rrugë çdo vit në këtë ditë (9 Dej) për të treguar edhe një herë vigjilencën e vet kundër komploteve të armiqve të Republikës Islamike të Iranit.