Trump refuzon t'i përgjigjet një pyetjeje kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i166612-trump_refuzon_t'i_përgjigjet_një_pyetjeje_kundër_iranit
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Basjkuara të Amerikës, Donald Trump, në konferencën e tij për shtyp para inaugurimit të tij për të filluar mandatin e tij të dytë si president, refuzoi t'i përgjigjet një pyetjeje në lidhje me mundësinë e veprimit ushtarak kundër Iranit, duke thënë se ai nuk do t'u përgjigjej pyetjeve në lidhje me strategjinë ushtarake.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 08, 2025 06:35 Europe/Tirane
  • Trump refuzon t'i përgjigjet një pyetjeje kundër Iranit

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Basjkuara të Amerikës, Donald Trump, në konferencën e tij për shtyp para inaugurimit të tij për të filluar mandatin e tij të dytë si president, refuzoi t'i përgjigjet një pyetjeje në lidhje me mundësinë e veprimit ushtarak kundër Iranit, duke thënë se ai nuk do t'u përgjigjej pyetjeve në lidhje me strategjinë ushtarake.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili do të bëjë betimin më 20 janar, të martën, në një konferencë për shtyp në vilën e tij personale në Florida, në përgjigje të pyetjes së një gazetari për mundësinë e veprimit ushtarak kundër Iranit, tha: “Nuk do të flas për këtë. Kjo është një strategji ushtarake. Vetëm një budalla i përgjigjet kësaj pyetjeje."

Dje, një media amerikane raportoi se zyrtarët evropianë janë në kërkim të një marrëveshjeje të re me Iranin, e cila do të trajtojë statusin aktual të programit bërthamor të Teheranit.

Portali i lajmeve "Axios" raportoi: "Zyrtarët e lartë të tre vendeve evropiane (Francës, Gjermanisë dhe Anglisë) dhe të Iranit u takuan në Gjenevë në fund të nëntorit për të diskutuar mundësinë e rifillimit të negociatave bërthamore."

Një zyrtar evropian dhe dy burime të tjera në dijeni të takimit thanë për portalin "Axios" se zyrtarët evropianë sqaruan se marrëveshja bërthamore e vitit 2015 nuk është më e vlefshme dhe se marrëveshja e re duhet të trajtojë gjendjen aktuale të programit bërthamor të Iranit.

Më tej, Axios vazhdoi: "Ata gjithashtu paralajmëruan se nëse nuk arrihet një marrëveshje deri në verë, ata do të fillojnë sanksionet bazuar në 'mekanizmin e mashës/këmbëzës' (trigger mechanism).  Nga ana tjetër, iranianët njoftuan se në një situatë të tillë, Irani do të tërhiqet nga Traktati i Mospërhapjes Bërthamore dhe do t'u japë fund të gjitha inspektimeve dhe monitorimeve të OKB-së në objektet e tij bërthamore."