Pezeshkian: Irani kërkon paqe në rajon
Presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian tha se Republika Islamike synon paqen, stabilitetin dhe sigurinë për të gjithë rajonin, duke vënë në dukje se Iraku fqinj po përjeton një periudhë stabiliteti dhe progresi pas mposhtjes së grupit terrorist takfirist ISIS.
Pezeshkian foli në një konferencë për shtyp pas takimit të tij me kryeministrin e Irakut Mohammed Shia' al-Sudani në Teheran.
“Republika e Irakut është një vend i rëndësishëm në fqinjësinë tonë dhe shërben si partner strategjik i Iranit. Jemi të kënaqur që marrëdhëniet tona janë duke u zhvilluar në nivelin e tyre më të përsosur dhe shtrirja e bashkëpunimit tonë të ndërsjellë po zgjerohet çdo ditë në fusha të ndryshme”, tha Presidenti iranian.
Nga ana e tij, Al Sudani tha se vizita e tij në Iran po zhvillohet në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit dhe komunikimit të të dy vendeve.
Ai vlerësoi rezultatet e rëndësishme të udhëtimit të Presidentit Pezeshkian në Irak, i cili paraqiti diskutime mbi një sërë çështjesh të ndryshme ekonomike, zhvillimore, sociale, fetare dhe kontraktuale.
Vizita e kryeministrit irakian vjen si përgjigje ndaj një udhëtimi të kryer nga Pezeshkian në Irak vitin e kaluar, gjatë të cilit ai vizitoi, Bagdadin, qytetet e shenjta të Qerbelasë dhe Naxhafit, qytetin jugor të Basrës dhe rajonin gjysmë autonom të Kurdistanit të Irakut.
Vizita e Al Sudanit në Iran vjen pasi Siria, fqinji i Irakut, po përjeton paqëndrueshmëri pas rënies së presidentit Bashar al-Assaa dhe marrjes së pushtetit nga Hayat Tahrir al-Sham (HTS).