Mesazhe urimi nga presidenti Pezeshkian dhe ministri Araghchi për Presidentin e ri të Libanit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i166700-mesazhe_urimi_nga_presidenti_pezeshkian_dhe_ministri_araghchi_për_presidentin_e_ri_të_libanit
Në një mesazh, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka uruar sinqerisht Presidentin e ri të Libanit për zgjedhjen e tij me shumicën e votave të Parlamentit të Libanit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 11, 2025 10:14 Europe/Tirane
  • Mesazhe urimi nga presidenti Pezeshkian dhe ministri Araghchi për Presidentin e ri të Libanit

Në një mesazh, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka uruar sinqerisht Presidentin e ri të Libanit për zgjedhjen e tij me shumicën e votave të Parlamentit të Libanit.

Sipas Qendrës së Informacionit të Presidencës, Masoud Pezeshkian, në një mesazh drejtuar gjeneralit Joseph Aoun, e uroi sinqerisht atë për zgjedhjen e tij në postin e presidentit të Libanit dhe deklaroi: "Qeveria e Republikës Islamike të Iranit shpreh gatishmërinë e saj për të zhvilluar më tej bashkëpunimin e ndërsjellë në të gjitha fushat e ndryshme gjatë presidencës së Shkëlqesisë suaj."

Duke shprehur shpresën se kjo zgjedhje do të sjellë stabilitet politik, rritje dhe përparim të mëtejshëm ekonomik, si dhe paqe e mirëqenie për popullin e dashur të Libanit, Masoud Pezeshkian shtoi: "Pa dyshim, forcimi i stabilitetit dhe i unitetit do të mposhtë lakmitë e armikut sionist kundër territorit të Libanit.”

Gjithashtu, ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Sejed Abbas Araghchi shkroi të premten në një mesazh në rrjetin social X: "Irani mbështet një Liban të qëndrueshëm, të sigurt dhe të pavarur, atdhe të të gjithë libanezëve dhe të lirë nga okupimi e kërcënimi i huaj".

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit theksoi: "Republika Islamike e Iranit, ashtu si në të kaluarën, do të bashkëpunojë me çdo qeveri që përfaqëson dëshirat e popullit libanez, garanton mirëqenien e tij dhe mbron sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Libanit".

Gjenerali Joseph Aoun u zgjodh president i vendit të enjten, më 9 janar 2025, me 99 vota pro të anëtarëve të Parlamentit libanez.

Kjo është hera e pestë në historinë e Libanit që një komandant ushtrie bëhet president i Libanit.