Ushtria e Iranit do të pajiset me dronë modernë
Zëvendëskomandanti për Çështjet e Koordinimit i Forcave të Ushtrisë iraniane , Admiral Habibollah Sajari ka thënë se ushtria e Iranit do të marrë pajisje të reja strategjike në ditët në vijim.
Admiral Sajari, të dielën duke iu referuar zbulimit të pajisjeve të reja në stërvitjet e fundit të Ushtrisë iraniane tha në një intervistë se rrezja e lartë, saktësia dhe fuqia e lartë e shkatërrimit janë ndër veçoritë e këtyre dronëve, dhe shtoi se ushtria e Iranit do të pajiset me mijëra dronë modernë.
Forca Tokësore e Ushtrisë Iraniane do të marrë pajisje të reja në ditët në vijim, shtoi ai.
Ushtria iraniane të dielën herët ka nisur manovrat e mbrojtjes ajrore në pjesët veriore dhe perëndimore të vendit.
Stërvitjet, të quajtura Ektedar (Fuqia), filluan herët të dielën dhe përfshijnë raketa, radarë, mbrojtje ajrore dhe njësi të luftës elektronike.
Avionët me pilot dhe pa pilot po kryejnë gjithashtu operacione sulmuese dhe mbrojtëse.
Stërvitjet, të cilat po kryhen në kushte reale, ndër objektivat e tjera kanë për qëllim vlerësimin e efektivitetit të planeve të mbrojtjes ajrore përballë sulmeve të armikut.