Araghchi thekson rëndësinë e ruajtjes së atmosferës së mirëkuptimit kombëtar në Liban
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i167556-araghchi_thekson_rëndësinë_e_ruajtjes_së_atmosferës_së_mirëkuptimit_kombëtar_në_liban
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit tha: “Pavarësisht agresionit dhe krimeve të tmerrshme të regjimit sionist, Hezbollahu i Libanit, si një forcë e fuqishme, ka ruajtur dhe forcuar praninë dhe ndikimin e tij në arenën e zhvillimeve në Liban.”
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 05, 2025 10:41 Europe/Tirane
  • Araghchi thekson rëndësinë e ruajtjes së atmosferës së mirëkuptimit kombëtar në Liban

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit tha: “Pavarësisht agresionit dhe krimeve të tmerrshme të regjimit sionist, Hezbollahu i Libanit, si një forcë e fuqishme, ka ruajtur dhe forcuar praninë dhe ndikimin e tij në arenën e zhvillimeve në Liban.”

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, znj. Jeanine Hennis-Plasschaert, Koordinatore e Posaçme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Libanin, e cila vizitoi dje Teheranin për t'u konsultuar me zyrtarët iranianë rreth zhvillimeve në Liban, u takua dhe zhvilloi bisedime me ministrin e Punëve të Jashtme të Iranit, Seyed Abbas Araghchi.

Në këtë takim, Araghchi shpjegoi politikën parimore të Republikës Islamike të Iranit në mbështetjen e qeverisë, popullit dhe rezistencës libaneze dhe shprehu kënaqësinë e tij për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit si rezultat i marrëveshjes kombëtare dhe me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve politike libaneze.

Duke i cilësuar si të rrezikshme shkeljet e përsëritura të armëpushimit nga ana e regjimit sionist, Araghchi theksoi nevojën që Organizata e Kombeve të Bashkuara të luajë një rol efektiv në ushtrimin e presionit ndaj regjimit sionist për të ndalur agresionin e tij dhe për t'u tërhequr menjëherë nga zonat e pushtuara të Libanit, si dhe për të përshpejtuar procesin e dërgimit të ndihmave humanitare në zonat ku janë përqendruar të shpërngulurit.

Në këtë takim, Koordinatorja e Posaçme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Libanin, duke prezantuar një raport të konsultimeve të saj të fundit rajonale dhe ndërkombëtare, theksoi nevojën për vazhdimësinë e rolit efektiv dhe aktiv të Iranit për të ndihmuar në sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë së qëndrueshme në Liban dhe në rajon.

Plasschaert shprehu shpresën se me angazhimin e palëve në marrëveshjen e armëpushimit, do të sigurohet terreni për vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë së qëndrueshme, ofrimin e ndihmës për të zhvendosurit dhe rindërtimin e zonave të shkatërruara nga lufta.