Suksesi i kimistëve iranianë në anashkalimin e sanksioneve; konkurrenca me homologët amerikanë
(last modified Sun, 09 Feb 2025 19:17:30 GMT )
Shkurt 09, 2025 20:17 Europe/Tirane
  • Posteri me rastin e njëqindvjetorit të Institutit të Kërkimit të Vaksinave dhe Serumit Razi të Iranit
    Posteri me rastin e njëqindvjetorit të Institutit të Kërkimit të Vaksinave dhe Serumit Razi të Iranit

ParsToday – Shefi i departamentit për hulumtim në Ministrinë të Shkencës dhe Teknologjisë së Iranit deklaroi: "Shkencëtarët iranianë të kimisë i kaluan kufijtë e sanksioneve dhe ishin të suksesshëm në prodhimin e artikujve shkencorë në fushën e kimisë, madje po konkurrojnë me shkencëtarët amerikanë dhe kinezë".

Peyman Salehi, shefi i kërkimeve në Ministrinë e Shkencës dhe Teknologjisë së Iranit, të dielën në ceremoninë e hapjes së Seminarit të 30-të të Kimisë Organike Iraniane të organizuar nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë, deklaroi: "Zhvillimi shkencor i Iranit ka qenë në rangun e 15, 16 dhe 17 prej disa vitesh dhe duhet të theksojmë se edhe ngjitja e një hapi është shumë e vështirë".

Sipas ParsToday, Dr. Pejman Salehi theksoi: "Pavarësisht se ka një për qind të popullsisë së botës, Irani ka dy për qind të prodhimit shkencor në nivel botëror".

Duke iu referuar statistikave për prodhimin e artikujve shkencorë në Iran, Dr. Salehi tha: "Në vitin 2000, 41 për qind, në vitin 2005, 35 për qind dhe në vitin 2020, 29 për qind e të gjithë artikujve shkencorë të prodhuar në vend kishin të bënin me shkencat bazë".

Shefi i hulumtimeve në Ministrinë e Shkencës së Iranit tha: "Shkencëtarët iranianë në fushën e kimisë kanë kaluar kufijtë e sanksioneve dhe kanë qenë të suksesshëm në prodhimin e artikujve shkencorë në fushën e kimisë, madje janë duke konkurruar me shkencëtarët amerikanë dhe kinezë".

Instituti Razi i Iranit; një nga qendrat standarde botërore të prodhimit të antidotit

Një tjetër lajm është se Konferenca Ndërkombëtare për Toksikologjinë dhe Antidotin do të organizohet për herë të parë në rajon nga Instituti Razi i Iranit dhe me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në datat 18-19 shkurt dhe do të presë ekspertë dhe studiues të shquar nga e gjithë bota.

Abbas Zare, shef i departamentit të kafshëve helmuese në Institutin Razi të Iranit, në lidhje me rëndësinë e kësaj konference tha: "Instituti Razi njihet si një nga qendrat standarde për prodhimin e antidotit në botë dhe mbajtja e kësaj konference ndërkombëtare është një mundësi për të prezantuar aftësitë e Iranit në këtë fushë dhe për të vendosur bashkëpunimin shkencor dhe kërkimor me qendra të njohura globale".

Zare, duke theksuar se në këtë eveniment, me praninë e pjesëmarrësve nga pesë kontinente, Instituti Razi do të prezantohet para komunitetit ndërkombëtar si qendër shkencore dhe prodhuese në fushën e antidotit, shtoi: “Ky event mund të zgjerojë bashkëpunimin e përbashkët kërkimor-prodhues me vende të ndryshme".

Ky hulumtues nga Instituti iranian Razi kujtoi: "Antidote të prodhuara nga Instituti Razi kanë avantazhe të rëndësishme që u mungojnë shumë shembujve globalë. Natyra polivalente dhe kapaciteti i lartë për të neutralizuar helmin kanë bërë që disa vende të kërkojnë bashkëpunim nga Instituti Razi për të ofruar një antidot".