Hapet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i167772-hapet_panairi_ndërkombëtar_i_turizmit_në_teheran
Panairi i 18-të Ndërkombëtar i Turizmit dhe Industrive të Lidhura u hap në sallën "Gjiri Persik" të Qendrës Ndërkombëtare të Ekspozitave në Teheran.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 11, 2025 19:57 Europe/Tirane
  • Hapet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Teheran

Panairi i 18-të Ndërkombëtar i Turizmit dhe Industrive të Lidhura u hap në sallën "Gjiri Persik" të Qendrës Ndërkombëtare të Ekspozitave në Teheran.

Ky panair, i cili do të zgjasë nga 11 deri më 14 shkurt, organizohet me pjesëmarrjen e 12 vendeve, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqinë, Taxhikistanin, Tajlandën, Madagaskarin, Brazilin, Indonezinë, Katarin dhe Rusinë dhe u hap me praninë e presidentit Masud Pezeshkian. Në panair, për të zhvilluar industrinë e turizmit, do të ofrohen paketa investimi për të interesuarit, si dhe do të mbahen 20 grupe pune trajnuese me 27 profesorë të shquar në fushën e turizmit, si dhe 10 panele edukative.