Araghchi: nuk do të negociojmë nën presion dhe kërcënime
(last modified Tue, 18 Feb 2025 07:08:43 GMT )
Shkurt 18, 2025 08:08 Europe/Tirane
  • Araghchi: nuk do të negociojmë nën presion dhe kërcënime

Ministri i Jashtëm iranian, Sejed Abbas Araghchi, deklaroi se Irani nuk do të negociojë nën presion apo kërcënime, duke theksuar se kjo është një parim i qartë në politikën e jashtme të vendit.

“Presioni maksimal nuk ka funksionuar kurrë ndaj Iranit dhe rezolutat nuk kanë pasur asnjëherë efekt kundër nesh,” tha Araghchi. Ai përmendi qëndrimin e prerë të Teheranit për këtë çështje dhe tha: “Ne nuk negociojmë nën presion apo kërcënime dhe ky është një parim i qartë në politikën tonë të jashtme”. Araghchi gjithashtu theksoi: “E rëndësishme nuk janë fjalët e bukura apo intervistat mbresëlënëse, por ajo që është firmosur. Kjo është e qartë nga vetë përmbajtja. Urdhri për të ushtruar presion maksimal është mjaft i qartë dhe i drejtpërdrejtë.”  Ministri i jashtëm iranian më tej nënvizoi: “Presioni maksimal nuk ka funksionuar kurrë ndaj Iranit dhe asnjë rezolutë nuk ka pasur efekt kundër nesh. Nëse i flisni popullit të Iranit me gjuhën e dinjitetit, ata do të përgjigjen në të njëjtën mënyrë. Por ne nuk do të negociojmë nën kërcënime.” Duke iu referuar deklaratave të Rafael Grossit, Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Araghchi tha: “Ne jemi në konsultime me Grossin. Bordi i Guvernatorëve i ka kërkuar atij të paraqesë një raport gjithëpërfshirës dhe kjo ka vështirësitë e veta. Shpresoj që agjencia të mos devijojë kurrë nga rruga e saj teknike.”