Zyrtar i lartë i sigurisë: Irani mbështet paqen dhe stabilitetin në Sudan
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i168022-zyrtar_i_lartë_i_sigurisë_irani_mbështet_paqen_dhe_stabilitetin_në_sudan
Irani ka riafirmuar mbështetjen për qeverinë zyrtare të Sudanit, duke fajësuar regjimin izraelit për dhunën e vazhdueshme në vend.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 19, 2025 08:47 Europe/Tirane
  • Zyrtar i lartë i sigurisë: Irani mbështet paqen dhe stabilitetin në Sudan

Irani ka riafirmuar mbështetjen për qeverinë zyrtare të Sudanit, duke fajësuar regjimin izraelit për dhunën e vazhdueshme në vend.

Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit Ali-Akbar Ahmadian ka kritikuar ndërhyrjet e huaja në Sudan, duke theksuar nevojën për rivendosjen e paqes dhe stabilitetit në kombin afrikan.

“Ne favorizojmë paqen dhe fundin e dhunës dhe luftës në Sudan… dhe jemi të shqetësuar për vuajtjet e popullit sudanez”, tha Ahmadian gjatë një takimi në Teheran me Ministrin e Jashtëm të Sudanit, Ali Yousuf Ahmed Al-Sharif.

Të dy zyrtarët diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet e fundit rajonale. Duke theksuar mbështetjen e Iranit për qeverinë sudaneze, Ahmadian fajësoi regjimin izraelit për konfliktin e vazhdueshëm në Sudan, të cilin ai e përshkroi si "burim të së keqes dhe ligësisë".

Ai shprehu besimin e tij se konflikti në Sudan është pjesërisht pasojë e mbështetjes që i jep ky vend Palestinës.

Ministri i Jashtëm sudanez, nga ana e tij, u pajtua me Ahmadianin, duke thënë se rebelimi dhe lufta civile në Sudan kanë rrënjë të huaja dhe kanë për qëllim shpërbërjen e vendit dhe plaçkitjen e pasurisë së tij.

Ai iu referua komploteve izraelite kundër vendit të tij dhe vlerësoi mbështetjen e Iranit për stabilitetin dhe integritetin territorial të Sudanit.

“Pas dy vjetësh, ushtria sudaneze i ka zmbrzpsur rebelët nga zonat që kishin pushtuar dhe është mirënjohëse për mbështetjen e Iranit”, shtoi Al-Sharif.