IRGC nis manovrën e madhe "Ektedar" në lindje të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i168060-irgc_nis_manovrën_e_madhe_ektedar_në_lindje_të_iranit
Si pjesë e përpjekjeve për të ruajtur gatishmërinë e plotë, Trupat e Gardës Revolucionare Islame të Iranit (IRGC) kanë nisur një manovër të madhe në provincën lindore të Khorasanit të Jugut.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 20, 2025 16:19 Europe/Tirane
  • IRGC nis manovrën e madhe

Si pjesë e përpjekjeve për të ruajtur gatishmërinë e plotë, Trupat e Gardës Revolucionare Islame të Iranit (IRGC) kanë nisur një manovër të madhe në provincën lindore të Khorasanit të Jugut.

Manovra, e quajtur "Ektedar-e Payambar-e-A’azam 19", ka filluar të enjten në Birixhend, qytetin kryesor të provincës.

Njësi të ndryshme dhe divizione të IRGC-së, veçanërisht nga batalionet Beit ul-Mokaddas dhe al-Kawthar, po marrin pjesë në këtë ushtrim ushtarak.

Gjeneralbrigadier Ebrahim Jabbari, një këshilltar i lartë i komandantit kryesor të IRGC-së, Gjeneral Mohammad Reza Mahdavi-ut, i cili komandoi trupat Ansar al-Reza të bazuara në provincën e Khorasanit të Jugut, si dhe disa figura të sigurisë dhe administratës provinciale morën pjesë në ceremoninë e hapjes.

“Duke pasur parasysh detyrën kryesore të forcave vullnetare të quajtura  "Basixh", mobilizimi i të gjitha faciliteteve, koordinimi dhe delegimi i detyrave midis divizioneve pjesëmarrëse të manovrës janë në zhvillim e sipër,” tha Mahdavi.

Forcat ushtarake iraniane po kryejnë ushtrime rutinë sipas një plani të detajuar në pjesë të ndryshme të vendit për të testuar armët dhe pajisjet e tyre dhe për të vlerësuar gatishmërinë luftarake.

Zyrtarët iranianë kanë theksuar vazhdimisht se vendi nuk do të hezitojë të forcojë aftësitë e tij ushtarake, përfshirë fuqinë e tij raketore, të cilat janë tërësisht të destinuara për mbrojtje, dhe se aftësitë mbrojtëse të Iranit nuk do të jenë kurrë subjekt negociatash.